
We proudly give quality treatments
Welcome to the professional physiotherapy clinic
Call Now
Nuk ka asgjë më të mirë se një masazh kur bëhet fjala për të pushuar. Masazhi redukton stresin dhe tensionin duke përmirësuar lëvizshmërinë e muskujve. Masazhi mjekësor mund të trajtojë shumë problematika shëndetësore. Një masazh mjekësor garanton shërimin e dhimbjeve trupore dhe dëmtimeve të ndryshme. Por cfarë është terapia e një masazhi mjekësor dhe cfarë kuron ajo?
Gjatë terapisë së masazhit mjekësor, terapisti do të përdorë teknika të ndryshme për të aplikuar masazhin. Terapia e një masazhi mjekësor zgjat 30-min ose 1-orë.
Konsulta me një mjek është e rëndësishme përpara aplikimit të një masazhi mjekësor. Disa nga arsyet përse mjeku mund t’ju rekomandojë terapinë e masazhit mjekësor janë:
• Trajtim muskuloskeletal;
• Fizioterapi për të ndërtuar forcën dhe fleksibilitetin;
• Trajtimi i lëndimeve sportive, lëndimeve nga aksidentet e makinave, dhimbjeve muskulore dhe ngërçeve, migrenat, dhe edema;
• Trajtim për programet psikoterapeutike;
Terapia e masazhit mjekësor ju ndihmon të relaksoni muskujt, dhimbjet e nervave, rrit qarkullimin e mirë të gjakut dhe redukton infeksionet. Gjithashtu terapia e masazhit mjekësor mund të përdoret për të trajtuar një sërë diagnozash si:
• TRAJTIMI I SINDROMIT CERVIKAL (DHIMBJET E QAFËS)
• HERNIE DISKALE
• NERVI SHIATIK
• SKOLIOZA
• DHEMBJET E KOKËS
• DHIMBJET E SHPINËS
• DHIMBJET E MUSKUJVE
• ÇRREGULLIMET E ARTIKULACIONIT TEMPOROMANDIBULAR (TM)
• LËNDIME TË INDEVE TË BUTA
• SINDROMA E TUNELIT KARPAL
• dhe më shumë.
• Qëndrimin tuaj
• Qetëson sistemin nervor
• Parandalon dhimbjet kronike
• Përmirëson fleksibilitetin
• Ndihmon me tretjen
Një spa ka për qëllim t’ju relaksojë. Në një spa terapisti nuk ka akses në rekordin tuaj mjekësor, x-ray, apo detaje të tjera të dëmtimeve që mund të keni. Gjithashtu teknikat e masazheve janë të limituara, pasi shumica e spa-ve nuk ofrojnë një doktor. Ndërsa terapia e masazhit mjekësor ka për qëllim shërimin tuaj. Vizitat kanë për qëllim trajtimin e gjendjes suaj fizike mjekësore. Ndonjëherë trajtimi I masazhit mjekësor mund të jetë I dhimbshëm, pasi ka për qëllim largimin e dhimbjeve në afatgjatë, dhe jo një fokus afat shkurtër si në spa.
Masazhi mjekësor është mundesia juaj për një jetë më të rehatshme. Në Mone-physio Dr. Endrit Mone, do të jetë në monitorim constant të shëndetit tuaj. Teksa I besoni klinikes Mone-physio ju nuk do të përfitoni vetëm trajtim për problemet tuaja, por ju do të shpëtoni përfundimisht prej tyre.
We proudly give quality treatments
Call Now
Write to us!