
Çfarë është skolioza?
Një shtyllë normale, kur vështrohet nga pas duket e drejtë. Megjithatë, një shtyllë kurrizore që është e prekur nga skolioza jep shenja të një harku nga njëra anë ose në të dyja anët duke bërë që shtylla kurrizore të duket si një “S” ose “C” dhe me një rrotullim të vertebrave të kurrizit, duke dhënë përshtypjen që personi anon më tepër në njërën anë. Skolioza zakonisht përcaktohet si një hark i shtyllës kurrizore të matur në 10 gradë ose më shumë.
Skolioza është një lloj deformimi i shtyllës kurrizore që nuk duhet ngatërruar me një qëndrim (posturë) të keqe. Harku i shtyllës kurrizore prej skoliozës mund të krijohet në anën e djathtë ose të majtë të shtyllës, ose në të dyja anët në seksione të ndryshme. Skolioza mund të shkaktohet në pjesën torakale (të kraharorit) ose lumbare (të mesit) në shtyllën kurrizore.

Jini të fortë dhe të shëndetshëm
Ekzistojnë tre lloje të skoliozave idiopatike që përfshijnë:
- Infantile (skolioze që ndodh nga lindja deri në moshën 3 vjeç).
- Juvenile (skoliozë që ndodh në fëmijët ndërmjet moshës 3 deri në 10 vjeç).
- Adoleshente (skoliozë që ndodh gjatë moshës 10 deri 18 vjeç).
-
ÇFARË E SHKAKTON SKOLIOZËN?
Në më shumë se 80 përqind të rasteve, shkaku i skoliozës është i panjohur – një problem që quhet skoliozë idiopatike. Skolioza është më e shpeshtë tek femrat se sa tek meshkujt. Gjithashtu, nga statistikat është parë se 3 në 1000 fëmijë zhvillojnë harqe në shtyllën kurrizore që konsiderohen si të mëdha për të kërkuar trajtim.
-
CILAT JANË SIMPTOMAT E SKOLIOZËS?
Më poshtë janë simptomat më të shpeshta të skoliozës. Megjithatë, çdo fëmijë mund të shfaqi simptoma të ndryshme. Këto përfshijnë ndryshime në lartësinë e shpatullave, koka që nuk është në qendër me pjesën tjetër të trupit, diferenca në pozicionim të skajeve të kockës së legenit, mbajtja e duarve prapa trupit gjatë qëndrimit drejt, diferenca në lartësinë e kurrizit kur përkulemi përpara, etj. Dhimbja në kurriz, legen dhe ndryshime në shpeshtësinë e shkarkimit të zorrëve apo fshikëzës së urinës janë të shoqëruara me skoliozën idiopatike. Një fëmijë që shfaq këto simptoma duhet të bëjë patjetër vizitë mjekësore. Simptomat e skoliozës mund të ngjajnë dhe me probleme të tjera të shtyllës kurrizore ose mund të vijnë si pasojë e një dëmtimi apo infeksioni. Gjithmonë konsultohuni me mjekun përkatës për një diagnozë të duhur.
-
CILI ËSHTË TRAJTIMI PËR SKOLIOZËN?
Trajtimi specifik për skoliozën përcaktohet në bazë të: Moshës, gjendjes së përgjithshme shëndetësore dhe historikut mjekësor të personit Shkakut të skoliozës Kohëzgjatjes së problemit Tolerancës së fëmijës/të rriturit për medikamente, procedura apo terapi të caktuara Pritjeve për vazhdimësinë e problemit
METODA E TRAJTIMIT SCHROTH
Një nga trajtimet për skoliozën është metoda Schroth që është një trajtim tre dimensional nëpërmjet ushtrimeve për të zgjatur trungun dhe korrigjuar çekuilibrat e shtyllës kurrizore. Qëllimi është që të zhvillohen muskujt e brendshëm të kafazit kraharor në mënyrë që të ndryshojnë formën e pjesës së sipërme të trungut dhe të korrigjohen anomalitë e shtyllës kurrizore. Vetëm fizioterapisti i specializuar në këtë lloj metode trajtimi mund të udhëzojë pacientin për ushtrime specifike për të drejtuar, sjellë në qendër dhe rrotulluar shtyllën kurrizore nëpërmjet metodave korrigjuese të frymëmarrjes. Qëllimet e ushtrimeve janë:
- 1. Stabilizimi i harkut/harqeve
- 2. Mobilizimi i pjesëve të trupit që s’janë në lëvizje
- 3. Përmirësimi i linjës posturale
- 4. Mësimi i aktiviteteve specifike të përditshme
- 5. Nxitja e korrigjimeve
- 6. Përmirësimi i kontrollit neuro-muskular
- 7. Rritja e forcës dhe rezistencës së muskujve
- 8. Përmirësimi i funksionit kardio-pulmonar
Kjo metodë mund të përdoret për trajtimin e pacientëve me skoliozë të të gjitha moshave dhe mund të përdoret për trajtimin e të gjithave fazave të skoliozës përfshi këtu dhe fazën pas ndërhyrjeve kirurgjikale që mund të jenë kryer. Ushtrimet specifike jepen në bazë të llojit të harkut, gradëve, si dhe funksioneve dhe lëvizshmërisë së pacientit. Qëllimi është që të krijohet një vetëdije për një posturë dhe linjë të re nëpërmjet pozicioneve, përsëritjeve dhe frymëmarrjes. Pozicionet e ushtrimeve mund të modifikohen në mënyrë që të krijohet pozicioni optimal për pacientin. Terapistët e metodës Schroth e udhëzojnë pacientin për stimuj taktik në mënyrë që pacienti të kuptojë nevojën për frymëmarrje dhe zgjatim për të krijuar aktivizim të muskujve që të korrigjojë harkun.