
Ne japim me krenari trajtime cilësore.
Mirësevini në klinikën profesionale të fizioterapisë
Telefono
Fizioterapia ndihmon në rikthimin e lëvizjes dhe funksionit në rastet kur dikush ka pësuar një dëmtim, ka një sëmundje apo ç’rregullim fizik. Fizioterapia gjithashtu parandalon riskun e dëmtimeve dhe sëmundjeve në të ardhmen.
Fizioterapia ndihmon të gjitha grupmoshat me variacione të ndryshme shëndetësore. Ajo trajton probleme si:
Kockat, nyjet dhe indet e buta – të tilla si dhimbjet e shpinës, qafës, shpatullave dhe dëmtimeve prej sporteve.
Truri ose sistemi nervor – të tilla si problemet e lëvizjes si pasojë e iktusit, sklerozës (MS) ose Parkinsonit.
Zemra dhe qarkullimi i gjakut – të tilla si rehabilitimi pas një problemi të zemrës.
Mushkëritë dhe frymëmarrja – të tilla si sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD) dhe fibroza cistike.
Fizioterapia përmirëson aktivitetin tuaj fizik dhe ju mban larg dëmtimeve gjatë kryerjes së tyre.
Fizioterapia aplikohet nga një person i specializuar dhe i certifikuar ndaj praktikave të quajtura fizioterapi. Fizioterapia shërben dhe aplikohet në shumë fusha të ndryshme si:
– spitale
– qendra shëndetësore apo klinika private
– qendra sportive
– subjekte të tjera
Disa fizioterapistë ofrojnë edhe shërbime private në shtëpi.
Një fizioterapist trajton të gjithë trupin dhe jo vetëm aspektet individuale të dëmtuara apo të sëmura.
Fizioterapistët ofrojnë këshilla sipas disa mënyrave të përbashkëta, ku përfshihet:
Ka edhe teknika të tjera që mund të përdoren, si ushtrime në uj (hidroterapia) ose acupuncture. Qendra jonë ofronë shërbim cilësor dhe profesional duke bërë të mundur lehtësimin e dhimbjeve tuaja apo shërimin e plotë të frakturave tuaja.
Ne japim me krenari trajtime cilësore.
Telefono Tani
Na shkruaj!